Aliçkaj i kundërpërgjigjet Hotit për projektin e gazit me qëndrim të prerë

Veprimtari Agim Aliçkaj ka dalë me reagim pas deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, në lidhje me projektin e gazit.

Në një postim të publikuar në Facebook, Aliçkaj u shpreh se kundër gazit ekzistojnë shumë më tepër argumente sesa në favor të tij. Ai theksoi se në këtë debat nuk duhet të përdoren as dashuria për Amerikën dhe as akuzat për anti-amerikanizëm si bazë arsyetimi.

Të lidhura

None found

Sipas Aliçkajt, ky investim duhet të analizohet nga ekspertët e fushës, ndërsa vendimi përfundimtar të merret duke u mbështetur te interesi ekonomik dhe jo te llogaritjet politike. Po ashtu, ai vlerësoi se protestat pro ose kundër gazit do të ishin të panevojshme dhe hodhi kritika edhe ndaj një pjese të mediave për mënyrën se si po e trajtojnë këtë temë.

Postimi i Aliçkajt në Facebook:

Nuk është e vërtetë i nderuar #avdullahhoti! Ka shumë argumente kundër gazit dhe vetëm disa për gazin.

Dashuria për Amerikën nuk është arësye për qazin dhe “anti-amerikanizmi” i trilluar nuk është arësye kundër gazit. Është naivitet i skajshëm të pretendohet se një çështje e vetme i prishë marëdhëniet me Amerikën.

Mos të flasim për protesta pro ose kundër gazit. Do të ishin qesharake.

Ky investim duhet shqyrtuar nga ekspertët e lëmisë dhe pastaj të vendoset a të pranohet. Vendimi për këtë duhet të jetë interesi ekonomik, jo politik.

PS. Shumica e mediave dhe gazetarucave të tyre janë të shitur te forcat anti-shqiptare. Mos u bazo në to fare.


Shtuar 22.06.2026 18:58

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomcasibomTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet