Ndeshja mes Argjentinës dhe Austrisë në Grupin J të Kupës së Botës 2026 është gati të nisë, në një përballje që mund të ketë peshë vendimtare për vendin e parë në grup.
Të dyja përfaqësueset e kanë hapur turneun me fitore dhe synojnë të bëjnë një tjetër hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të kualifikimit për në fazën tjetër.
Të lidhura
None found
Vëmendja te Argjentina është te Lionel Messi, i cili do të aktivizohet që nga minuta e parë dhe do të prijë në repartin ofensiv bashkë me Lautaro Martinez dhe Thiago Almada.
Në anën tjetër, Austria paraqitet me disa ndryshime krahasuar me sfidën e parë, ndërsa në krye të sulmit do të jetë Michael Gregoritsch.
Interesimi për këtë duel është i madh, pasi skuadra që del fituese do të mbetet e vetme në krye të Grupit J dhe do t’i afrohet ndjeshëm fazës me eliminim direkt.
Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, L. Martinez, Medina, Enzo Fernandez, De Paul, Mac Allister, Almada, Messi, Lautaro Martinez.
Austrisa: A. Schlager, Danso, Posch, Alaba, X. Schlager, Seiwald, Sabitzer, Schmid, Laimer, Wanner, Gregoritsch.
