Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë ditës së nesërme dhe të mërkurës moti do të ndikohet nga aktiviteti ciklonik me qendër në Turqi, çka do të sjellë vranësira të paqëndrueshme, reshje shiu, bubullima dhe erëra të forta.
Për të enjten parashikohet mot me vranësira dhe reshje lokale shiu.
Të lidhura
None found
Ndërkaq, duke nisur nga e premtja pritet të hyjë një periudhë me mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të kalojnë mbi 30 gradë.
