Tragjedi në jug të Francës, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të vdekur në makinë mes vapës ekstreme

Dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 4 vjeç, janë gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në makinën e familjes së tyre në Carpentras, në jug të Francës, në një moment kur vendi është përfshirë nga temperatura përvëluese.

Zbulimi u bë rreth orës 13:10, në automjetin e parkuar pranë shtëpisë së tyre, pasi nëna ishte kthyer nga pazari. Edhe pse ekipet e emergjencës ndërhynë dhe tentuan t’i rikthenin në jetë, për të dy fëmijët nuk u bë dot asgjë.

Të lidhura

None found

Prokurorja e Carpentras, Helene Mourez, deklaroi se ende nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, por dyshimet paraprake tregojnë se i nxehti i fortë mund të ketë pasur një rol vendimtar në këtë ngjarje tragjike.

Sipas mediave lokale, mbetet ende e paqartë se si të miturit përfunduan brenda makinës dhe për sa kohë kanë qëndruar aty. Nga hetimet e para dyshohet se ata mund të kenë hyrë në automjet pa dijeninë e nënës së tyre 33-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa Franca po kalon një nga valët më intensive të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë. Autoritetet kanë shpallur nivelin maksimal të alarmit në 49 departamente për shkak të temperaturave ekstreme, ndërsa mbi 90% e popullsisë pritet të ndikohet nga këto kushte atmosferike.


Shtuar 22.06.2026 17:06

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomcasibomTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet