Vala e të nxehtit që ka përfshirë Francën ka vënë 49 nga 96 rajonet e vendit në alarm të kuq, ndërsa autoritetet po përgatiten për ditë me temperatura përvëluese.
Sipas BBC-së, gjatë ditës së sotme temperaturat pritet të kalojnë 40°C në disa pjesë të Francës perëndimore. Météo-France ka bërë të ditur se në Bordo termometri mund të arrijë deri në 43°C.
Të lidhura
None found
Ministria e Arsimit njoftoi se rreth 845 shkolla do të mbeten të mbyllura gjatë ditës, ndërsa 1,800 nxënës të tjerë janë autorizuar ta mbyllin mësimin më herët.
Ndërkohë, alarmi portokalli për vapën është shpallur në dhjetëra rajone të tjera, duke bërë që në total 63 milionë persona të preken në mbarë vendin. Këto kushte të vështira atmosferike pasojnë një fundjavë gjatë së cilës temperaturat arritën 40 gradë Celsius, çka solli edhe ndalimin e konsumit të alkoolit në festivalin vjetor “Fête de la Musique”, një aktivitet kombëtar që mbledh turma të mëdha në rrugët e shumicës së qyteteve.
Në Girondë, në jugperëndim të vendit, autoritetet lokale njoftuan të dielën se tre persona, të moshës 80 deri 95 vjeç, kanë humbur jetën pjesërisht si pasojë e nxehtësisë ekstreme.
Ministrja e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, tha për televizionin publik francez TV1 Info se shumë “qytetarë do të vuajnë” gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe u bëri thirrje njerëzve të kujdesen për të afërmit dhe fqinjët e tyre.
