Real Madridi i hap derën largimit të Dani Ceballosit, Fabrizio Romano zbulon zhvillimet

Real Madridi ka vendosur të mos kërkojë asnjë dëmshpërblim për Dani Ceballosin gjatë afatit kalimtar të verës, sipas mediave spanjolle dhe gazetarit Fabrizio Romano.

Edhe një sezon më parë, mesfushori spanjoll ishte shumë pranë largimit, por ai zgjodhi të qëndronte në Santiago Bernabeu me bindjen se do të kishte më shumë minuta dhe rol më të rëndësishëm në skuadër. Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe ai nuk arriti të marrë pozicionin që kishte shpresuar nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, në këtë vendim ka ndikuar edhe raporti jo i mirë i tij me Alvaro Arbeloan.

Në fillim, klubi madrilen synonte të siguronte të ardhura nga shitja e Ceballosit, por tani qëndrimi ka ndryshuar dhe është i gatshëm ta lërë të largohet si lojtar i lirë.

Për drejtuesit e Real Madridit, heqja e pagës së tij nga lista e shpenzimeve konsiderohet një përfitim i mjaftueshëm financiar, sidomos në një verë kur klubi po përpiqet të balancojë afrimet dhe largimet.

Raporti thekson se pritet që të dyja palët të bien dakord për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim të ndërsjellë, çka do t’i hapte rrugë mesfushorit të rikthehej te klubi i zemrës, Real Betis.

Nëse procesi ecën sipas planit, kalimi i Ceballosit te Betisi mund të mbyllet në javët e ardhshme, duke i dhënë fund periudhës së tij te Real Madridi pas disa sezoneve me ulje-ngritje.


Shtuar 22.06.2026 11:00

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet