Tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit, ngadalësohet trafiku detar

Numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm, pasi Teherani tha se e ka mbyllur sërish këtë rrugë të rëndësishme detare, tregojnë të dhënat e transportit detar.

Teherani tha se e ka mbyllur ngushticën – përmes së cilës para luftës kalonin rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz – në shenjë hakmarrjeje ndaj shkeljeve të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Të lidhura

None found

Të dhënat nga firma analitike, Kpler, treguan se më 21 qershor vetëm pesë anije kaluan ngushticën, nga 26 të regjistruara një ditë më parë.

Tre prej tyre u identifikuan si anije shumë të mëdha për transport nafte (VLCC) – secila me rreth 2 milionë fuçi naftë dhe karburant të papërpunuar saudit – dhe njëra prej tyre ishte duke u drejtuar për në Japoni.

Disa anije mund të mos jenë përfshirë në statistika, sepse kanë fikur pajisjet e gjurmimit gjatë kalimit në Gjirin Persik.

Teherani e hoqi bllokadën e ngushticës javën e kaluar, pasi arriti marrëveshje me SHBA-në për të zgjatur armëpushimin e shpallur në prill edhe për 60 ditë të tjera, me qëllim që t’u jepej hapësirë negociatave për paqe.

Por, më 20 qershor, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) e deklaroi sërish të mbyllur këtë rrugë ujore, në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban.

Ushtria amerikane deklaroi se anijet tregtare vazhdojnë të operojnë normalisht. Ndërkohë, në orët e para të 22 qershorit u raportua se SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe./REL


Shtuar 22.06.2026 10:11

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis