KQZ pret epilogun e ankesave para se të publikojë rezultatet përfundimtare

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës nuk do të shpallen ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi procesi mbetet i kushtëzuar nga përmbyllja e shqyrtimit të ankesave në institucionet përgjegjëse.

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se shpallja e rezultateve finale lidhet drejtpërdrejt me vendimet që do të merren për ankesat që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Të lidhura

None found

Ai ka sqaruar se KQZ do të ndërmarrë veprime vetëm pasi të kenë marrë fund të gjitha procedurat ankimore dhe të jenë bërë të qarta çdo obligim që mund të rrjedhë nga vendimet e institucioneve përkatëse.

Në ndërkohë, në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur dy ankesa nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilat lidhen me procesin e rinumërimit.

Bazuar në afatet ligjore, Paneli ka në dispozicion tri ditë për t’i shqyrtuar dhe për të vendosur lidhur me këto ankesa, ndërsa afati 48-orësh për dorëzimin e tyre tashmë ka përfunduar.

I gjithë procesi zgjedhor pritet të mbyllet vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat ligjore, duke përfshirë edhe vendimmarrjen për ankesat që mund të kenë ndikim në rezultatet përfundimtare.


Shtuar 22.06.2026 09:59

Tags: , ,
matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbetparkcasibomtimebetjojobet girişPusulabetSetrabetPadisahbetgrandpashabet girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis