Lajkova kërkon reagim nga BE-ja dhe mbrojtje për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni

Rada Lajkova, eurodeputete nga Bullgaria, reagoi pas incidentit pranë Ambasadës Bullgare në Shkup, ku u dogjën automjete diplomatike, duke drejtuar kritika ndaj institucioneve të Maqedonisë.

Sipas saj, autori i krimit ka vepruar pa u penguar dhe ngjarja ka ndodhur në prani të policisë, e cila, siç pretendon ajo, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme.

Të lidhura

None found

Ajo shprehu kritika edhe ndaj institucioneve evropiane dhe kërkoi, sipas deklarimeve të saj, një mbrojtje më të fortë për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.

Në fjalimin e saj, Lajkova ritheksoi disa prej pozicioneve të Sofjes në mosmarrëveshjen e kahershme me Shkupin, duke pretenduar se gjuha maqedonase është një “dialekt i bullgarishtes” dhe duke paraqitur qëndrime lidhur me origjinën e popullsisë.

Më tej, ajo vlerësoi se një pjesë e historisë maqedonase është, siç u shpreh ajo, “e falsifikuar”, ndërsa këto pretendime i lidhi me periudhën e komunizmit jugosllav dhe me historianët në Beograd.

Këto deklarata vijnë në një periudhë kur raportet mes Shkupit dhe Sofjes vazhdojnë të mbeten të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve rreth historisë, gjuhës dhe identitetit, çështje që ndikojnë ndjeshëm në rrugën evropiane të Maqedonisë.


Shtuar 21.06.2026 11:16

grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetzirvebetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş