Rron Gjinovci ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me atë se si duhet të vlerësohet suksesi politik brenda LDK-së, duke theksuar se kriteri kryesor janë rezultatet në zgjedhje.
Ai është shprehur se në politikë suksesi përcaktohet nga fitoret zgjedhore dhe, mbi këtë bazë, ka vlerësuar se drejtimin e LDK-së duhet ta marrë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi sipas tij ai ka dalë fitues në dy palë zgjedhje në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Në të njëjtin reagim, Gjinovci ka drejtuar kritika edhe ndaj kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin ka thënë se ka humbur disa procese zgjedhore, përfshirë edhe ato të fundit së bashku me Vjosa Osmanin.
“Qysh matet suksesi në politikë? Me fitore në zgjedhje. Prandaj Përparim Ramës i takon me drejtu LDK-në sepse është politikani me ma së shumti suksese në LDK, dy parë zgjedhje të fundir, ato për qytetin ma t’madh e ma t’rëndësishëm në Kosovë i ka fitu. Lumiri i ka hupë nja 3 parë, te fundat bashkë me Vjosën”, ka shkruar Gjinvoci në Facebook.
