Maroku po konfirmohet si një kundërshtar shumë i fortë në Grupin C. Pas barazimit të marrë ndaj Brazilit, përfaqësuesja marokene arriti të fitojë 1 – 0 ndaj Skocisë në ndeshjen e 2-të.
Takimi u zhbllokua menjëherë, pasi Saibari realizoi që në minutën e 2-të. Një tregues i rëndësishëm i paraqitjes së Marokut ishte fakti se skuadra britanike nuk goditi asnjëherë në kuadrat.
Të lidhura
None found
Pas fitores së Brazilit, llogaritë në grup mbeten të hapura plotësisht, si për vendin e parë, ashtu edhe për çështjen e kualifikimit, ku ende ekziston mundësia edhe për vendin e 3-të.
Pas 2 ndeshjeve të zhvilluara në Grupin C për secilën kombëtare, Brazili dhe Maroku mbajnë bashkë vendin e parë me nga 4 pikë.
GOLI I NDESHJES
