Brazili ka marrë tri pikë të plota në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, duke e mundur Haitin.
Përfaqësuesja braziliane ishte superiore gjatë gjithë takimit dhe e mbylli sfidën me fitore të pastër 3-0.
Të lidhura
None found
Në minutat e para, Raphinha e dërgoi topin në rrjetë, por goli nuk u pranua për pozitë jashtë loje.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 23-të, kur Matheus Cunha shfrytëzoi një gabim të repartit mbrojtës kundërshtar.
I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë në minutën e 36-të, pasi u shërbye nga Vinicius Jr dhe goditi bukur, duke e lënë portierin pa reagim.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën 45+3’, ishte vetë Vini që shënoi për 3-0 pas një kundërsulmi të shpejtë.
Edhe në pjesën e dytë Brazili gjeti rrugën e rrjetës me Endrick, por edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas kësaj fitoreje, Brazili ngjitet në vendin e parë në grupin C me katër pikë, po aq sa ka edhe Maroku. Në ndeshjen e fundit do të përballet me Sokcinë, ku do t’i mjaftojë të paktën një pikë për të siguruar kualifikimin tutje.//
