Shtohet trysnia ndaj Keir Starmer, ministrja britanike i kërkon të vendosë afat për largimin

Brenda Partisë Laburiste po rritet presioni mbi kryeministrin britanik Keir Starmer, pasi ministrja e Transportit, Heidi Alexander, i ka kërkuar që të përcaktojë një afat për dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një kalim të qetë te një udhëheqës i ri.

Sipas Financial Times, Alexander i ka thënë Starmerit se tërheqja e tij do t’i shërbente interesit më të mirë të vendit dhe vetë Partisë Laburiste. Megjithatë, kryeministri ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet dhe se është i gatshëm të përballet me çdo sfidë ndaj drejtimit të tij.

Të lidhura

None found

Këto zhvillime kanë ardhur pas fitores bindëse të Andy Burnham në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, një rezultat që i ka forcuar ndjeshëm pozitat në garën për kreun e partisë dhe për postin e kryeministrit.

Në këtë garë, Burnham doli përpara kandidatit të Reform UK, Robert Kenyon, me një diferencë prej 9,231 votash, ndërsa pas suksesit dha një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëheqjen laburiste.

“I them partisë sime: ky është shansi i fundit për ndryshim”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i Mançesterit të Madh u tha mbështetësve se politika britanike nuk po funksionon siç duhet dhe e përshkroi këtë rezultat si një moment që mund të shënojë kthesë për vendin.

Rezultati i Makerfield pritet të ndikojë ndjeshëm në politikën britanike, teksa shumë deputetë laburistë, të zhgënjyer nga rënia e popullaritetit të Starmerit, e konsiderojnë Burnham figurën që mund t’i rikthejë partisë mbështetjen elektorale.

Thirrje për një tranzicion të rregullt në krye të partisë i ka bërë Starmerit edhe Louise Hague, ish-ministre dhe menaxhere e fushatës së Burnham.

Nga ana e tij, Starmer e uroi publikisht Burnham për fitoren në Makerfield, por njëkohësisht ritheksoi se synimi i tij mbetet përmbushja e mandatit pesëvjeçar të fituar në zgjedhjet e vitit 2024.

Ndërkaq, sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, në Partinë Laburiste po shtohen dyshimet për aftësinë e Starmerit për të vijuar në detyrë, ndërsa disa ministra paralajmërojnë se ditët e ardhshme mund të shoqërohen me dorëheqje dhe tensione të reja politike.


Shtuar 19.06.2026 18:52

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet