Maqedonci merr pjesë në mbledhjen e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ishte pjesë e takimit të 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u zhvillua në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në këtë mbledhje, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe gjendja në Ukrainë.

Të lidhura

None found

Takimi u drejtua nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis, ndërsa aty u ritheksua mbështetja e palëkundur për Ukrainën në mbrojtje të sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus.

Në margjinat e këtij organizimi, Maqedonci zhvilloi biseda të frytshme me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, duke u ndalur te bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar përkrah partnerëve dhe aleatëve të saj, në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.


Shtuar 19.06.2026 16:02

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet