Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është angazhuar maksimalisht për të ndjekur sa më shumë takime të Kupës së Botës 2026 dhe deri tani është parë në pjesën më të madhe të stadiumeve.
Të enjten, më 18 qershor 2026, ai tërhoqi vëmendje të madhe pasi ishte i pranishëm në dy ndeshje brenda ditës. Fillimisht ndoqi suksesin bindës 5-1 të Zvicrës, skuadrës së tij vendase, ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, e më pas u shfaq edhe në përballjen Kanada-Katar.
Të lidhura
None found
Prania e tij në të dyja sfidat u konsiderua befasuese, pasi mes tyre kishte vetëm një orë diferencë dhe atij iu desh të lëvizte nga një vend në tjetrin në një interval shumë të shkurtër.
Shpjegimi lidhet me faktin se kreu i FIFA-s përdor avionin e tij privat, i cili udhëton në vende të ndryshme për t’i dhënë mundësi të ndjekë disa ndeshje gjatë së njëjtës ditë.
Infantino e kishte marrë si dhuratë një avion privat për Kupën e Botës nga Qatar Airëays, ndërsa gëzon edhe leje të posaçme sigurie që ia lehtësojnë udhëtimin e shpejtë.
Po ashtu, presidenti i FIFA-s nuk qëndron për gjithë kohëzgjatjen e ndeshjeve, por merr pjesë vetëm në një pjesë të tyre, gjë që i krijon mundësinë të shfaqet në disa takime brenda ditës.
