“Jeni pjesë e llumit”, Agron Shehaj përplaset ashpër me deputeten e PS-së, Iris Luarasi

Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia”, u përplas ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me deputeten e PS-së, Iris Luarasi për kërkesën e dorëheqjes së qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Shehaj deklaroi se qeveria nuk po e kupton mesazhin e protestueve, Luarasi i përmendi paratë që ai nxjerr jashtë vendit me bizneset e tij, çka solli debatin mes tyre.

Të lidhura

None found

Pjesë nga debati

Shehaj: Bëni sikur nuk kuptoni. Bëni sikur ata mijëra qytetarë kanë dalë vetëm për Zvërnecin dhe mjedisin, por kanë dalë sepse duan të zhdukin klasën e vjetër poliitke, u ka ardhur në majë të hundës. Duan dorëheqjen e Ramës. Ju vazhdoni dhe mereni me flamingon. Nuk është çështje flamingosh. Duan që Rama të dalë para drejtësisë bashkë me klasën e vjetër. Duan Shqipëri ku mund t’ja dalësh me punë të ndershme.

Luarasi: Që nuk i çon investimet jashtë dhe i mban brenda.

Shehu: Ke dy dosje të SPAK që tregojnë se kush janë këta që po sjellin investime të huaja. Paratë e trafikut të drogës i quani investime të huaja?

Luarasi: Vëllezërit nga Katari? Nuk mbron njëri ata që janë në filtrin e SPAK. Mos merr fjalët e mia dhe t’i përdorësh.

Shehaj: Po të them, mjaft bëtë sikur nuk kuptoni. Kjo ka të bëjë me një klasë politike që i ka nxirë jetën shqiptarëve. Nuk ju duan më. Çfarë duhet të ndodhë më shumë? Sa vetë duhet të mblidhen në rrugët e Tiranës, që kryeministri të kuptojë se nuk e duan?

Luarasi: Si mendoni ju zoti Shehaj? Se jeni politikan më i vjetër se unë.

Shehaj: Ju kishit kapelen e analistes, pastaj morëm vesh se ishit militante e PS.

Luarasi: Ju jeni politikan më i vjetër se unë. Si ndodh kjo?

Shehaj: Me zgjedhje. Këta duhet të largohen. Kjo është protesta më e madhe në Shqipëri.

Luarasi: Absolutisht nuk i heq asnjë presje. Nuk është një protestë që e ke bërë ti, që e ka bërë Berisha dhe parti politike, janë qytetarët. Vetëm nëse jeni prapa tyre dhe kjo pastaj është shumë e shmëtuar. Ik ti që të jep dorëheqje se do të vij unë në pushtet…

Shehaj: Nëse u ka mbetur pak moral, dëgjoni popullin dhe largohuni.

Luarasi: Morali nuk është që t’i çosh investimet jashtë siç bën ti. Ky është morali.

Shehaj: Që ta kuptoni ju dhe grupi i PS-së, sidomos kryeministri dhe ministri i Financave. Unë e nderuar paratë i kam bërë me punë të ndershme. Nuk e di nëse e kuptoni punë të ndershme?

Luarasi: 17 kompani i keni jashtë.

Shehaj: Po, moj po.

Luarasi: Po i keni të deklaruara?

Shehaj: Po, të deklaruara.

Luarasi: A i çoni të ardhurat e atyre kompanive jashtë, këto të ardhura që duhet të ngelen në Shqipëri? Këtu flasim për Shqipërinë tani. Nuk mund të japin leksione patriotike duke nxjerrë lekët jashtë.

Shehaj: Unë kam paguar miliona euro dhe jam krenar për këto. Kam sjellë qindra miliona euro nga komapni të huaja.

Luarasi: Po ato miliona euro që çoni jashtë?

Shehaj: Se ku i çoj unë, se ku i investoj unë, se ju keni zgjedhur të hapni dyert për trafikantët e drogës.

Luarasi: Jep Edi Rama dorëheqjen se do të vijë Agron Shehaj dhe do te bëhet kryeministër kjo është një histori shumë e vjetër dhe zgjidhet në mënyrë tjetër dhe duke përdorur ata aty.

Shehaj: Nuk e di ku e gjen kurajon, se ju jeni pjesë e llumit që të vish këtu dhe të flasësh për një gafë që ka bërë ministri i Financave dhe në vend që të kërkosh ndjesë dhe t’u vijë turp nga ajo që ka bërë ministri i Finacave, vjen këtu dhe e nxjerr si argument. Protestuesit do ta çojnë Edi Ramën atje ku e meriton dhe ju nuk e mbroni dot.

Luarasi: Mbrohen vetë njerëzit dhe nuk kanë nevojë që të mbrohen.


Shtuar 18.06.2026 23:35

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet