Kosova sërish në ngërç, Kurti fiton zgjedhjet, por Presidenti kërkon marrëveshje politike

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit e nxorën Lëvizjen Vetëvendosje si fituese me 53 mandate në Kuvend.

Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, kjo parti që do të ketë shumicën parlamentare ka të drejtën ekskluzive për të nisur procedurat për konstituimin e Kuvendit e formimin e qeverisë, gjë që mund ta bëj në bashkëpunim me minoritetet jo-serbe. Sfida mbetet në sigurimin e kuorumit prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit, për çka duhet bashkim me partinë e dytë, Partinë Demokratike të Kosovës ose partinë e tretë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Njohësit thonë se duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të tejkaluar këtë pengesë që vendin e çoi në zgjedhje.

Të lidhura

None found

“Logjika është se a do kemi kompromis për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Na duhet gjithsesi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo vetëm për postin e presidentit. Sepse kjo është keqkuptu, është keqinterpretu qëllimshëm nga partia në pushtet, që me u fokusu në një pozitë”, deklaroi Dritëro Arifi, njohës i politikës.

Por, sipas njohësve nuk ekziston një vullnet i tillë dhe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje edhe një herë tjetër.

“Me cilindo nga partnerët që e merr Vetëvendosja, besoj që bëhen numrat edhe për të gjitha institucionet. Kjo do të duhej të ishte logjika, por duke i njohur lojtarët e sistemin se si e kanë strukturu, pak shpresoj që mund të kemi kompromis mbi këtë çështje”, shtoi Arifi.

Zgjedhjet e fundit treguan po ashtu edhe fuqinë e partive të tjera politike, të cilat pa Listën Serbe nuk arrijnë në 61 vota siç e kërkon kushtetuta. Kësisoj, njohësit thonë se avantazhi që kanë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje është për bashkëqeverisje.

“Ato mund të vendosin vetëm njërin kusht, që pa bashkëpjesëmarrje në qeverisje nuk ka numra për president. Kjo është i vetmi kusht, por ajo e ka një kosto mandej, me shkuarje në zgjedhje, e sa janë të gatshme, varet nga lidershipi i partive politike”, theksoi Arifi.

Sipas njohësve, nëse vendi shkon ose jo në zgjedhje të tjera si mungesë e vullnetit politik, do të varet krejtësisht nga gatishmëria e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për kompromis.

Nga zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje siguroi 53 ulëse në Kuvend, PDK-ja 22, 18 i mori LDK-ja e 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. 20 vende janë të rezervuara për pakicat.


Shtuar 18.06.2026 16:08

meritkingmeritbet girişmeritkingcasibomjojobetmatbetMeritking Girişmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetjojobetholiganbetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibombetparkcasibomcasibomjojobet girişSetrabetMadridbetmatbetmeritkingcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet giriş