Donald Trump ka bërë të ditur se periudha 60-ditore e vendosur për negociatat me Iranin nuk duhet konsideruar si një afat i prerë, duke sinjalizuar se bisedimet mund të vazhdojnë edhe më gjatë nëse kjo ndihmon në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
“Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”, ka deklaruar Trump, teksa ka nënvizuar se koha mbetet fleksibile për sa kohë palët ecin në drejtimin e duhur.
Të lidhura
None found
Këto komente vijnë ndërsa SHBA dhe Irani janë në prag të përgatitjeve për firmosjen e një Memorandumi Mirëkuptimi në Zvicër, në Hotelin Burgenstock në Lucern.
Trump ka thënë se ceremonia mund të mbahet të enjten ose të premten, ndërsa nuk e ka përjashtuar as mundësinë që të marrë pjesë vetë.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan ka përsëritur paralajmërimet e tij ndaj Teheranit, duke deklaruar se nëse marrëveshja nuk respektohet, “mund të rifillojnë bombardimet”.

