Avion privat përplaset gjatë afrimit në aeroportin e Teksasit, pamjet tregojnë shpëtimin e pasagjerëve

Një Cessna 680 Citation Latitude, avion privat, u rrëzua teksa po i afrohej për ulje Aeroportit Ndërkombëtar të Laredos në Teksas, më herët gjatë ditës së sotme.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se fluturimi kishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Campos në Meksikë dhe aksidenti ndodhi në momentet e fundit të udhëtimit, në rrethana që ende mbeten të paqarta.

Të lidhura

None found

Pas incidentit, ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në zonën ku u rrëzua avioni. Në pamjet e shpërndara në media, shihen forcat e shpëtimit teksa thyejnë dritaren e kabinës së pilotit për të hyrë brenda dhe për të nxjerrë personat që ishin në bord.

Sipas informacioneve fillestare, të gjithë pasagjerët janë nxjerrë të sigurt dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga rrëzimi.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë hapur hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit ajror.


Shtuar 17.06.2026 09:20

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş