Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj deklarimeve të VLEN-it për mekanizmat që lidhen me zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke vënë në pah dilema të forta për realizueshmërinë e masave ndëshkuese që janë paralajmëruar nga përfaqësues të koalicionit qeveritar.
Ademi thotë se VLEN po paraqet qëndrimin se, në rast se ligji nuk respektohet, masa ndëshkuese do të ishte shkarkimi i drejtuesit të institucionit, edhe pse, sipas tij, një përcaktim i tillë nuk figuron në tekstin e ligjit.
Të lidhura
None found
“Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund.
Këtu shtrohet një pyetje legjitime: nëse ky ligj nuk respektohet nga Presidenti i shtetit ose nga kryetarët e komunave, si do të zbatohet masa e shkarkimit ndaj tyre? Cili është mekanizmi ligjor për mbajtjen e tyre përgjegjës? A ka VLEN përgjigje konkrete për këtë çështje?”, pyet Ademi.

