E ardhmja e Stiven Shpendit mund të marrë një drejtim të ri, pas një prononcimi të shkurtër, por domethënës nga presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi. Në një intervistë për median “Trivenetegoal”, kreu i klubit italian komentoi situatën e sulmuesit të talentuar.
Sipas informacioneve, për 23-vjeçarin ka interes konkret, ndërsa mes emrave të përmendur janë Genoa, skuadër që bën pjesë në elitën e futbollit italian, si dhe Padova, e cila e mbylli sezonin në vendin e 10-të në kampionatin e dytë më të rëndësishëm.
Të lidhura
None found
“Deri më sot nuk kam marrë asnjë ofertë nga Padova. Megjithatë, më shumë e shoh te Genoa. Nëse vjen ndonjë ofertë, do t’i dëgjojmë. Thonë se pronarët e Padovës kanë potencial të shkëlqyer dhe janë shumë të pasur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Corsi.
Shpendi konsiderohet ndër lojtarët më të spikatur në Itali, por jo vetëm, teksa për të mund të vijë edhe mundësia e debutimit me Kombëtaren shqiptare. Aktualisht, sipas “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet me 3.80 milionë euro.
