Drejtonin mjetin me shpejtësi “skëterrë”, 15 shoferë e pësojnë keq

Policia rrugore vazhdon akoma sistematikisht kontrollet nëpër akset më problematike.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, deri në orën 01:15 të mëngjesit të sotëm, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta.

Ndërkohë që 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Të njëjtat burime sqaruan se kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.

Mos e trajtoni rrugën si pistë 🛫 ndërsa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut 🚑, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju.

Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

#FundjavëPërTëFestuar

#StopAlkoolitNëTimon”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/


Shtuar 22.02.2020 07:41