Samir Ujkani bëhet me ekip të ri

Portieri kosovar, Samir Ujkani, pritet që shumë shpejt t’i jap fund aventurës së tij me Torinon.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës duket se do të ndërrojë ambient këtë verë.

Siç shkruan gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, “gardiani” vushtrrias do t’i bashkohet klubit të Serie B, Alessandria.

Di Marzio raporton se palët kanë arritur marrëveshje dhe se zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.

Samir Ujkani është pjesë e Torinos që nga viti 2019.


Shtuar 15.07.2021 18:23

Tags: ,