Këtë të premte, efektivi i policisë, “Dëshmori i Atdheut” Enea Mekolli, përcillet në banesën e fundit. Pas ceremonisë së homazheve, kolegë, miq të afërm familjarë i kanë dhënë lamtumirën mes lotësh.
Enena Mekolli, u vra në krye të detyrës gjatë një operacionit të zhvilluar në Korçës, për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Breçollari, ku mbeti i plagosur edhe një tjetër efektiv.
Të lidhura
None found
Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.
