Kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec. Gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, Rama theksoi se vendet e rajonit duhet të jenë të gjitha në të njëjtën tryezë, por secili duhet të bëjë detyrën e vet.
Sa i përket protestave për Zvërnecin, kreu i qeverisë deklaroi se nuk bëhet fjalë për një çështje mjedisore, por për një “luftë hibride”.
Të lidhura
None found
Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.
Rama hodhi poshtë pretendimet mbi projektin në Zvërnec, duke deklaruar se ai nuk është ai për të cilin është folur publikisht dhe se qytetarëve u janë shfaqur video të rreme të prodhuara në Tiranë.
“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.
