“Keni tentuar, por nuk e arrini dot”, Zogaj debaton me Klosin për kushtin e BE-së për të mos penguar drejtësinë

Analisti Preç Zogaj debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për kushtet e vendosura nga BE pas Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë, mbajtur dy ditë më parë në Bruksel. Zogaj tha se një nga kushtet e vëna është për të mos penguar drejtësinë, ndërsa Klosi solli shembullin e hetimit të zonjës Balluku për të treguar se nuk po pengohet.

Pjesë nga biseda

Të lidhura

None found

Preç Zogaj: Korrupsion ka kudo.

Klosi: Termi korrupsion e shoqëron demokracinë.

Zogaj: Kush është diferenca? Spanja që përmendët ju, është drejtësia që heton kryeministrin, familjen e vet dhe nuk pengohet.

Klosi: Po pra ky është standardi evropian.

Zogaj: Testi i parë kritik ku u vu kryeministri.

Klosi: Po ku është testi i parë kritik, se e keni bërë testin nja 20 herë deri tani? Dhe hetimi për zonjën Balluku po vazhdon.

Zogaj: Ju keni tentuar, por nuk e arrini dot.

Klosi: Nuk keni asnjë shenjë që hetimi pengohet.

Zogaj: Po kush ju pyet ju? I keni konsumuar të gjitha përpjekjet për ta penguar.

Klosi: Pse jemi ne sot të gatshëm për të hyrë në BE? Se nuk na pyet njeri, e the shumë mirë.

Zogaj: E the shumë mirë, nuk ju pyet njeri. Jeni investuar…

Klosi: Nuk pyet drejtësia për politikën. Ky është standardi i arritur.

Zogaj: Jeni investuar për ta ndaluar, jeni investuar për të normalizuar pandehjen, me atë justifikimin e prezumimit të pafajësisë, por i pandehur mund të rrijë 5 vjet. Keni votuar.

Klosi: Jo, nuk kemi votuar.

Zogaj: Keni votuar, keni sfiduar SPAK-un, 2-3 herë.

Klosi: Nuk kemi sfiduar SPAK-un.

Zogaj: Edhe me retorikë, jo vetëm me votë.

Klosi: Drejtësia hetoi 360 gradë për një akuzë që nuk rezultoi e vërtetë, zv/kryeministrja nuk ishte e akuzuar për korrupsion.

Zogaj: Po flasim se si e thotë i zoti i punës, jo se si e themi ne. Kushtet për të mos penguar drejtësinë, janë të panegociueshme.

Klosi: Edhe ne këtë duam, që të mos negociohet kjo pjesë, të mos na pyesin ne.


Shtuar 28.05.2026 23:30

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetMadridbetMadridbetcasibomjojobet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetromabetMarsbahis GüncelJojobetJojobet GirişCasibommatbet girişJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomjojobet girişCasibom Giriş