Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare. Duke folur shkurt për mediat, Rama theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë.
“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet. Nëse e përpilojmë siç duhet, do ishte gjëja e duhur. Duhet ndërtuar ashtu siç duhet, nuk bëhet fjalë për anëtarësim të lehtë. Bëhet fjalë për bashkim të vërtetë politik dhe kjo do i hapte rrugë anëtarësimit në BE. Shqipëria ka qenë në të njëjtën linjë me BE. Jemi shumë pro-europian, pro-euroatlantik, flasim për barometrin europian, jo për atë që mendojmë”, tha Rama.
Të lidhura
None found
