E ardhmja e Brojës duket e vulosur, trajneri nuk e fal as në javën e fundit sulmuesin kuqezi

Armando Brojën duket se nuk e pret një verë e qetë pasi te klubi i Bërnlit, duket se kanë nxjerrë jashtë planesh plotësisht sulmuesin kuqezi.

Ashtu si në javët e mëparshme, trajneri i përkohshëm i skuadrës, Majkëll Xhekson, ka vendosur që edhe në javën e fundit të kampionatit, të mos i rezervojë asnjë sekondë sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Të lidhura

None found

Në ndeshjen që mbyll edicionin përballë Ullvërhempton, Broja nuk është përzgjedhur për të qëndruar as në pankinë, me trajnerin që ka vendosur ta lërë jashtë lojtarin i cili ka shënuar 1 gola dhe ka dhënë 1 asist në 24 ndeshjet në të cilat është aktivizuar në këtë edicion me klubin që po bie në Championship.

Tani mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me Brojën, pasi Bërnli ka bërë një investim shumë të rëndësishëm duke e blerë për rreth 20 milionë paund nga Çelsi dhe kërkon që të marrë diçka në këmbim nëse e largon nga ekipi, meqë dukshëm nuk bën pjesë në planet e të ardhmes.


Shtuar 24.05.2026 17:17

Tags:
meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişprimebahisOnwin GirişBullbahis girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/pokerklascasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis Güncel GirişHoliganbet GirişHoliganbet Güncel Giriş