Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut/ Plasin shkrimet anti-shqiptare: As në tokë, as në qiell, nuk ka vend për shqiptarët

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila u zhvillua disa ditë më parë në Shkup krijoi jehonë të madhe kombëtare dhe mediatike. Sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit u veshën kuqezi, ndërsa në shenjë mbështetje studentët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria u nisën drejt Shkupit për t’ju bashkuar tubimit të tyre. Megjithatë tensionet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut janë rikthyer, pasi në mediat sociale po qarkullojnë disa foto të cilat përmbajnë gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve.

“As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”, ky është mesazhi që shkruhet në faqen e një muri.

Të lidhura

None found

Fillimisht fotografia është postuar nga qendra sportive “Forca” në Shkup, ndërsa më pas është shpërndarë edhe nga figura politike dhe aktivistë. Ata kanë kërkuar një reagim të menjëhershëm nga institucionet në Maqedoninë e Veriut, por deri në këto momente nuk ka pasuar asnjë reagim zyrtar nga ana e tyre.

Studentët shqiptarë protestuan Shkup për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes. Me pankarta studentët u nisën nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet. Studentët u përballën me ndalesa nga policia, ndërkohë që u arrestuan edhe tre persona.


Shtuar 21.05.2026 18:00

jojobetjojobetjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişjojobetOnwin GirişitemciJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/