Parregullsi në raportet financiare të zgjedhjeve të 11 majit, KQZ propozon gjoba për disa parti dhe kandidatë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtoj të ejten një projektvendim, i cili lidhet me raportet financiare të dorëzuar për zgjedhjet e 11 majit, nga subjektet zgjedhore. Më konkrteisht ky projektvendim ka të bëjë me auditimin e fondeve të përfituara dhe atyre të shpenzuara nga partitë poltike.

Bazuar në dokumetin përkatës vihet re se ka disa shkelje në raportimin financiar nga partitë politike dhe kandidatët. Në dokument thuhet se 31 subjekte zgjedhore i dorëzuan raportet financiare brenda afatit ligjor, 3 subjekte zgjedhore e dorëzuan raportin financiar jashtë afatit ligjor dhe 4 prej tyre nuk e dorëzuan raportin financiar.

Të lidhura

None found

Në lidhje me këtë është propozuar që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të marrë masat e nevojshme ndaj tyre. Për partitë politike, të cilat nuk kanë dorëzuar raportin e tyre financiar është propozuar gjobë në vlerën 100,000 deri në 200,000 lekë.

Ndërsa për partitë me parregullsi të tjera financiare është propozuar gjobë në vlerën 100,000 deri në 200,000. Gjithashtu për partitë poltike, të cilat kandidatët e tyre nuk dorëzuan raporte individuale është propozuar një gjobë 500,000 deri në 1,000,000 lekë.


Shtuar 20.05.2026 20:25

jojobetjojobetjojobetcasibomholiganbetpokerklasPokerklasJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren siteler