A ka lidhje me Klodin? Elijona sqaron gjithçka

Big Brother VIP Kosova ish-finalistja Elijona ka folur së fundmi për raportin që vazhdon të ketë me Klodin pas përfundimit të spektaklit, duke sqaruar edhe aludimet që kanë qarkulluar në rrjet për një lidhje apo fejesë mes tyre.

E ftuar në një intervistë, ajo tregoi se marrëdhënia me ish-banorin mbetet shumë e mirë, por për momentin nuk bëhet fjalë për diçka më tepër sesa shoqëri. Elijona theksoi se raporti mes tyre ka mbetur i njëjtë si gjatë kohës në shtëpinë e BBVK dhe se vazhdojnë të kalojnë mirë në praninë e njëri-tjetrit.

Të lidhura

None found

“Klodin, siç e kam thënë edhe në Big, e vlerësoj shumë si shok për momentin. Për momentin, jo diçka më shumë se shok. Kalojmë shumë mirë bashkë, njëjtë si edhe në Big, e kemi mbajtur raportin shumë mirë. Normal, gjithkush e ka jetën e vet, i ka ato gjanat e veta që duhet me i shiku deri ku po të përshtaten ato sene, ama mund të them deri tani që mendimi im për Klodin nuk ka ndryshuar”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, Elijona reagoi edhe ndaj lajmeve që flisnin për një fejesë të mundshme mes saj dhe Klodit. Ajo tha se ka parë shumë aludime në rrjetet sociale dhe media rozë, por mohoi kategorikisht që të ketë diçka të vërtetë pas tyre.

Deklarata e saj ka marrë menjëherë vëmendje nga ndjekësit e formatit, të cilët prej kohësh kanë komentuar afrimitetin mes dy ish-banorëve të BBVK.


Shtuar 18.05.2026 13:58

Tags: ,
betgaranti girişjojobetjojobetjojobetcasibompokerklas girişmatbet