Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun

Këtë të premte, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare, Kos do të pritet fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 10:00.

Të lidhura

None found

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më pas, komisionerja europiane do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në orën 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kjo vizitë shënon udhëtimin e parë zyrtar të Marta Kos në Kosovë, që prej marrjes së detyrës si komisionere për zgjerim në vitin 2024.

Ajo kishte planifikuar të vizitonte Kosovën më 12 mars, por vizita u anulua për shkak të zhvillimeve politike të asaj periudhe, kur presidentja Vjosa Osmani kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.


Shtuar 15.05.2026 10:38

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobetMatadorbetMeritking