Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 13 Maj 2026

Ditën e sotme vendi, ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, deri në ortë e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e mesditës deri në orët e vona të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata shiu, kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.


Shtuar 13.05.2026 07:34

Tags: , ,