Shqipëria ngec sërish në Bruksel/ Raporti IBAR mbetet pezull, nëntë shtete kërkojnë sqarime për pavarësinë e sistemit gjyqësor

Shqipëria vijon të përballet me pengesa në procesin e Integrimit Europian, pasi raporti për Piketat e Ndërmjetme IBAR, mekanizmi që lidhet me avancimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, mbetet ende pa miratim.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar këtë të martën në Bruksel nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Kandidate (COELA), diskutime mbi draft-pozicionin e përbashkët për Shqipërinë, por pa u dakordësuar.

Të lidhura

None found

Pra, raporti vazhdon të jetë i pezulluar për shkak të mungesës së konsensusit politik mes nëntë shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Disa nga shtetet anëtare, si Gjermania, Holanda, Greqia dhe Polonia, kanë kërkuar informacione shtesë mbi disa çështje, ku fokusi kryesor mbetet funksionimi dhe pavarësia e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Për momentin, gjasat që raporti IBAR të marrë miratimin përfundimtar duken të ulëta, duke shtyrë më tej një etapë të rëndësishme të procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.


Shtuar 12.05.2026 21:58