Rikthim i bujshëm në Premier Ligë, Çabi Alonso është gati të marrë drejtimin e…

Çelsi e ka identifikuar Çabi Alonson, si prioritetin e tyre kryesor. Sipas The Athletic, klubi londinez po “shqyrton një marrëveshje” për të nënshkruar me spanjollin, i cili thuhet se është shprehur i hapur ndaj mundësisë së rikthimit në Premier Ligë. Diskutimet midis palëve kanë filluar tashmë.

Situata te Çelsi- Blutë janë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Liam Rosenior në prill, pas më pak se katër muajsh në krye të ekipit (ai zëvendësoi Enco Mareskën në janar).

Të lidhura

None found

Në pritje të një emërimi përfundimtar, Kalum McFarlane po merr drejtimin e ekipit përkohësisht. Klubi ka vendosur një afat të brendshëm, ata duan ta prezantojnë trajnerin e ri para fillimit të Kupës së Botës, e cila është planifikuar të fillojë më 11 qershor në Meksikë.

Alonso është kandidati kryesor, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, pasi në radar janë edhe emrat si Andoni Iraola dhe Marko Silva.


Shtuar 12.05.2026 12:07