I akuzuar për korrupsion në zgjedhje/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), për seancën e radhës gjyqësore për dosjen në ngarkim të tij.

Kristian Shkreli, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Nga hetimet e SPAK është evidentuar se Kristian Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, si dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).


Shtuar 12.05.2026 11:01