Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Laç, në Sanxhak, ku ish-kryetari i PD-së për njësinë administrative Dajç, Sokol Toma, ka rënë pre e një sulmi brutal.
Persona të paidentifikuar dhe të maskuar e kanë goditur 53-vjeçarin me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime serioze në trup. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Të lidhura
None found
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe motivet e këtij agresioni, i cili mbetet ende i paqartë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, duke mbledhur dëshmi dhe prova materiale që mund të çojnë në zbulimin e përgjegjësve të kësaj dhune barbare ndaj ish-zyrtarit lokal.
