Tregjet ndërkombëtare u tronditën pozitivisht këtë të mërkurë pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, çmimet e naftës pësuan rënie të fortë. Kontratat e ardhshme të naftës Brent, një pikë kyçe referimi global, ranë nën 100 dollarë për fuçi.
Të lidhura
None found
Në mesditë, çmimi i Brent zbriti në rreth 97.48 dollarë për fuçi, nga 108 dollarë që ishte më parë, duke shënuar një rënie prej afro 11% dhe nivelin më të ulët që nga 22 prilli.
Megjithatë, çmimet mbeten dukshëm më të larta se rreth 70 dollarë për fuçi që ishin përpara nisjes së konfliktit mes SHBA dhe Izrael kundër Iranit, i cili ka ndikuar në prodhimin dhe transportin e naftës në rajon, sipas BBC.
Paralelisht, tregjet financiare reaguan pozitivisht. Indeksi FTSE 100 u rrit me mbi 2% në hapje, ndërsa DAX dhe CAC 40 fituan pothuajse 3%. Në SHBA, S&P 500 u rrit me më pak se 1%.
Në qendër të tensioneve ka qenë kërcënimi i Iranit për të sulmuar cisternat e naftës që kalojnë nëpër Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për furnizimin me energji. Rreth një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit kalojnë përmes kësaj ngushtice, e cila ka qenë pothuajse e bllokuar për javë të tëra.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se faza fillestare e operacioneve ushtarake ka përfunduar dhe se Uashingtoni synon një zgjidhje paqësore. “Ne preferojmë rrugën e paqes. Ajo që preferon presidenti është një marrëveshje”, tha ai.
