Elsa Ulliri, është caktuar si gjyqtare për shqyrtimin e dosjes së Erjon Veliajt, gruas së tij Ajola Xoxa, disa biznesmenëve dhe kompanive, të cilët i kërkuan gjykatës të gjykohen me të zakonshme, duke ndarë dosjen me pjesën tjetër që do t’i nënshtrohen gjykimit të shkurtuar.
Ulliri aktualisht, është gjyqtare themeli edhe për dosjen Partizani, ku nën akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha.
Të lidhura
None found
Tashmë do të caktohet data ku do të fillojë gjyqi ndaj Erion Veliajt, për të cilin përveç kërkesave të SPAK do të kërkojmë dëshmitarë në procesin penal.
Ndërkohë, për pjesën tjetër të dosjes Veliaj që do të gjykohet me gjykim të shkurtuar, si Elman Abule, Klotilda Busha etj., SPAK më datën 20 maj do të shpallë pretencën.
Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Gentjan Sula, Shoqëria “AGI-KONS”, Shoqëria “PALUSHI”, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha, Mirton Lika, Erald Simixhiu, Linda Kazani, Valmir Xoxa, Shoqëria “GERARD-A” sh.p.k, Shoqëria “FUSHA” sh.p.k, Shoqëria “LANI” sh.p.k, Organizata Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, Organizata Jofitimprurëse BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Organizata Jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”.
Përveç Elsa Ullirit, gjyqtarët e tjerë do të jenë Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj.
Per Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani Spak do te jap pretencen me 20 maj se jane me gjykim te shkurtuar.
