Vrasja e fëmijëve në Durrës, Artan Hoxha: Familja e autorit u largua nga lagjja, kanë frikë nga hakmarrja

Gazetari Artan Hoxha, duke dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Durrës ku një 57-vjeçar i dehur vrau me makinë dy të mitur dhe plagosi rëndë një tjetër, ndërsa ta luanin në trotuar, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se familja e autorit është larguar nga banesa në lagjen 15, sepse kanë frikë nga hakmarrja.

“Për shkak të pasojave të ngjarjes është detyruar familja e autorit të ngjarjes gruaja dhe fëmijët janë larguar menjëherë nga lagjja se janë nga Mirdita siç janë edhe familjet e Muça dhe Nikolli të dy fëmijëve të vdekur. Ata edhe dhe kanë bërë edhe një letër atyre ku kërkojnë ndjesë. Problemi është se duket sikur jemi në mesjetë se gjërat bëhen me kanun. Ngjarjen e ka bërë personi dhe ata largohen se mos ka hakmarrje.

Të lidhura

None found

Ai inspektori i zonës është për të shmangur këto ngjarje. A e di sa familje janë sot që ruhen me policë?”- tha Hoxha.