Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse hidhet në një dyqan interneti në zonën e Xhamllikut

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në “Xhamllik”, ku sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një dyqan interneti.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Zhurma e fortë ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Të lidhura

None found

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota, si dhe për të konfirmuar natyrën e lëndës plasëse.

Paraprakisht dyshohet për përdorim tritoli, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 3.05.2026 09:24

Tags: ,