Shtyhet gjyqi për dosjen Meta, shkak u bë kërkesa e avokates së nënës së Kryemadhit, ja kur mbahet seanca e radhës

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posa֛çme kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar (GJKKO), për dosjen në ngarkim të ish Presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shtyrë për më 11 maj, ora 12:00.

Shkak është bërë kërkesa e avokates së nënës së ish-deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, e cila kërkoi ndërprerje të seancës për shkak se nuk ka në prokurë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Të lidhura

None found

I pranishëm në gjyqin e nisur në themel ishte i pranishëm edhe ish-presidenti Meta, i cili u shfaq për herë të parë publikisht pas arrestimit të tij. Seanca u transmetua live pas kërkesës së tij të bërë më herët drejtuar GJKKO.

Brenda kafazit prej xhami, Ilir Meta, pasi përshëndeti me gishta dhe bëri simbolin e shqiponjës, mbajti edhe një fjalim të shkurtër teksa iu drejtohej kamerave, duke thënë se procesi ndaj tij është i montuar dhe kundër shtetit.

“Unë jam në pozita të pabarabarta. Në pozita të pabarabarta janë ata që i ka përzgjedhur Charls McGonigal për të montuar me shpifje me gënjeshtra, me kallëzues të rremë një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës. Prandaj ju ftoj që nga sot deri në sekondën të transmetoni live këtë proces”, tha Ilir Meta.

Kujtojmë që Ilir Meta, ndodhet në qeli prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me dosjen Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje.

 


Shtuar 27.04.2026 12:13