Komisionet parlamentare shqyrtojnë buxhetin e vitit 2026 dhe planet e punës

Sot do të mblidhen dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Buxhet e nis mbledhjen në orën 11:00. Në rend dite ka shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Të lidhura

None found

Po ashtu, anëtarët do të shqyrtojnë dhe miratojnë planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Një orë më vonë, në orën 12:00, do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Ky komision do të trajtojë fushëveprimin e tij dhe planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, si dhe do të miratojë procesverbalin e mbledhjes së 15 tetorit.


Shtuar më 21.10.2026 07:30