Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin që lidh Elbasan me Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, pranë servis “Toromani”.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Benz” me targë AA170SR dhe një mjet tip “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.


Shtuar 24.04.2026 21:47