Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e thikës. Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër.

Konflikti ka nisur fillimisht si përplasje verbale, por më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.

Më pas, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka plagosur një nga personat e tjerë.

Të tre të përfshirët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige gjatë konfliktit.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, ndërsa grupi hetimor pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 


Shtuar 24.04.2026 08:58