Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate.
Të lidhura
None found
Të plagosurit janë shtetasit, Lisjen Shehu 34-vjeç dhe Xhuljano Sala 28-vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, njërit prej tyre i shpërtheu granata në dorë.
Mësohet se granata ndodhej në një kasolle, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.
Njëri nga të plagosurit është nisur drejt Tiranës, ndërsa i riu tjetër ndodhet në spitalin e Gjirokastrës edhe ai në gjendje të rëndë.
Të plagosurit kanë dëmtime të gjymtyrëve, në fytyrë dhe kokë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
