Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazemnd Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama e mban pushtetin përmes krimit dhe drogës. Përmes mjë postimi në rrjrtin social Facebook, Bardhi tha se si rasti i Jetmir Pepës, ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.
Duke iu referuar operacionit të djeshmë të SPaK, i cili goditi një grup kriminal të trafikut të kokainës dhe sekestroi 12 milionë euro pasuri, nuk është rasti i izoluar. Sipas tij ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.
Të lidhura
None found
Bardhi tha se me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
‘KRIMI, KRIMI-DROGA DROGA’
7.5 ton kokainë e trafikuar.
50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
Mbi 69 milionë euro kontrata.
232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK. Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës.
Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik. Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit.
Me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.
Riciklimi i parave të pista në ndërtim, në projekte dhe kontrata shtetërore është arsyeja pse Edi Rama i fshihet debatit për raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë.
Raporti thotë e zeza mbi të bardhë: ndërtimi është një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave në Shqipëri. Edi Rama mund të fshihet sot, mund të heshtë sërish nesër, por dita kur do të përgjigjet pse e bëri shtetin njësh me krimin është e pashmangshme.
