Vdekja tragjike e 19-vjeçares shqiptare Myrtos në Kefalonia ka tronditur të gjithë Greqinë, jo vetëm për fundin e saj tragjik, por edhe për rrethanat në të cilat humbi jetën një vajzë plot ëndrra dhe perspektiva.
Sipas mediave greke, nëna e 19-vjeçares ishte në detyrë në spital natën fatale dhe e pa vajzën e saj të vdekur.
Të lidhura
None found
Një nga miqtë e Myrtos flet për Protothema.gr për një vajzë plot mirësi dhe butësi. “Kështu do ta kujtojmë me një buzëqeshje “, thotë ai, ende i paaftë ta besojë humbjen dhe zbulon ironinë tragjike me nënën e 19-vjeçares.
Miku i 19-vjeçares tha se nëna e Myrtos, e cila punon si infermiere me kohë të plotë në spitalin e Kefalonisë, u thirr në urgjencën e spitalit natën fatale pa e ditur se çfarë do të haste. Atje, ajo u përball me pamjen më mizore, duke parë vajzën e saj të vdekur.
Në foton më poshtë, Myrto është me nënën e saj, nga përurimi i shkollës së infermierisë tetorin e kaluar.
Ndërkohë për vdekjen e së resë, ka reaguar edhe motra e saj. Motra e saj ndërhyri për të ndaluar komentet negative në lidhje me paraqitjen e të ndjerës Myrtos në një emision televiziv.
Ajo iu lut njerëzve të ndalonin së komentuari se çfarë kishte veshur Myrto dhe nëse kishte shtuar buzë, por të përqendroheshin në thelbin e çështjes, që është se një e re humbi jetën.
“Nuk e di se çfarë është dosja e çështjes dhe nuk mund të akuzoj kështu sepse jam e lënduar, por ka një krim, një gabim, një situatë të keqe”, tha ajo në mënyrë karakteristike dhe shtoi: “Problemi juaj është të uleni dhe të komentoni në rrjetet sociale, se kjo vajzë kishte buzë? Se ishte plastifikuar? Se vinte e ikte? Ky është problemi? Apo se ka njerëz që e braktisën dhe ajo vdiq? Duhet të turpëroheni. Ne ulemi dhe u kushtojmë vëmendje gjërave që duhet t’i injorojmë në këtë moment. Ne ulemi dhe u japim vlerë njerëzve, shpirtrat e të cilëve ekzistojnë vetëm për të bërë baltë”, tha ajo.
