Policia e Vlorës ka reaguar pas një ngjarje të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen “Pavarësia 3”. Rreth orës 18:20, një fëmijë 2-vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës në pallatin ku jetonte dhe, për fat të keq, ka humbur jetën në vend.
Sipas të dhënave paraprake, fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.
Të lidhura
None found
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
