A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Të lidhura

None found

Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e loklaisht deri mesatar. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.


Shtuar 2.04.2026 19:02

Tags: ,